Filloi ndërtimi i kanalizimit në fshatin Moranë

Komuna e Studeniçanit ka filluar të martën punimet e  ndërtimit të rrjetit fekal të kanalizimit në fshatin Moranë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki së bashku me stafin e tij kanë qëndruar në f.Moranë ku edhe kanë përuruar fillimin e punimeve të ndërtimit të kanalizmit fekal.

“Jemi sot këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërtimin e një pjese të kanalizimit fekal në fshatin Moranë. Normal që sot jam i gëzuar sepse po fillojmë që ta zgjedhim një problem që është i rëndësisë së madhe për qytetarët e këtij vendbanimi”, tha Sadiki para të pranishmëve.

Ai nënvizoi se janë të shumta nevojat e të gjitha vendbanimeve për investime të projekteve të tilla, ne sot po fillojmë në Moranë, së shpejti është në plan për të vazhduar  projektin e kanalizimit fekal edhe në Batincë.

“Do të bëjmë përpjekje që ti përfshijmë të gjitha vendbanimet me projekte të rëndësishme për të ju mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë. Për këtë projekt janë siguruar mjete në lartësi prej 2 milion denarë dhe atë 1 milion nga Komuna jonë dhe 1  milion nga Byroja për zhvillim rural”, theksoi kreu i Studeniçanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button