Nxënësit e Bukoviç dhe Krushopekut, anulojnë bojkotin, Ademi premton zgjidhje

Nxënësit e shkollës në Bukoviç dhe Krushopek dhe kanë pezulluar përkohësisht bojkotin e mësimit , pas premtimit të Kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati se për zgjidhjen e problemeve ët tyre ka garantuar ministri i shkencës dhe arsimit, Abdilaqim Ademi.

Pas afro një muaji bojkot të nxënësve të këtyre fshatrave, nën kërcënimin edhe të bllokimit të rrugëve, autoritetet, pikërisht një ditë para protestës, u zotuan se në gjysmë-vjetorin e dytë do të japin pëlqim për hapjen e dy paraleleve shtesë, si dhe do t’u rregullojnë statusin e punës, mësueses së Krushopekut e cila punon pa rrogë prej një viti tashmë, transmeton Alsat.

“Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi më kumtoi se është arritur marrëveshje që të jepet pëlqim për dy paralele në dy shkollat tona. Kuptohet që dje kishim një takim me të dy këshillat e shkollave dhe i njoftova për premtimet dhe garancitë. Me vetë faktin që Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave do të japin pëlqim për hapjen e dy paraleleve të reja, absolutisht se do të rregullohet edhe statusi i dy arsimtareve”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.

Prindërit janë optimistë se problemi do të zgjidhet, por në rast të kundërt, ata nuk e përjashtojnë ri-aktivizimin e bojkotit dhe protestave.

Lajme të ngjashme

Back to top button