Vit i mbrapsht për Tetovën, problemet e vjetra mbesin të pazgjidhura

Gjatë ditës së sotme kryetarja e Komunës së Tetovës  Teuta Arifi, mori pjesë në seancën e radhës së Këshillit Komunal me ç ‘rast para këshilltarëve bëri prezantimin e të arriturave respektivisht, punës së bërë në Komunën e Tetovës prej fillimit të mandatit si kryetare e deri më sot, përfshi raportet e punës së sektorëve dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike që janë nën kompetencat e Komunës së Tetovës.

Në ekspozenë e saj para këshilltarëve komunal, kryetarja e Tetovës Teuta Arfi, bëri të ditur se problemet e vjetra të qytetit mbesin ende të pazgjidhura për shkak të shtresimit të tyre për vite të tëra.

Teuta Arifi foli për aktivitetet që janë realizuar Brenda këtij viti në sektorin social, kulturor dhe sportive. Në seancën e fund vitit të këshillit komunal të Tetovës u miratua edhe buxheti për vitin 2015 që arrin në 28 milion euro.

Këshilltarët janë të ndarë në vlerësimet e tyre për buxhetin, disa mendojnë se buxheti kënaq vetëm nevojat e të punësuarve dhe jo të qytetarëve. Sipas tyre buxheti komunal është jo real dhe jo produktiv.

Para këshilltarëve u gjend dhe raporti financiar për punën e ndërmarrjes komunale NPK – Tetova.

Lajme të ngjashme

Back to top button