Nuk ka më të papunësuar më honorarë  

Të papunësuarit të cilët në të ardhmen do të marrin honorar më të madh se rroga minimale (9590 denarë), do të shlyhen nga evidenca e të papunëve aktiv dhe do të transferohen në ata që kërkojnë punë në mënyrë pasive.

Agjencia do ta kryej këtë ndryshim në momentin kur në mënyrë elektronike do të njoftohet nga Fondi. Pak më rëndë do të jetë pastaj të paraqiten si të papunë kur të përfundojë puna me honorar. Ata vetë do të paraqiten në Agjenci.

“Duhet të paraqiten. Do të thotë pasi që të përfundojë kontrata do të duhet të vjen dhe të tregojë që tani vazhdon si i papunë. Prej nga të dimë ne që vazhdon si i papunë. Paraqitja në Agjenci është në bazë të dëshirës së personit të papunë”, tha drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski

Popovski sqaroi se këta persona do të jenë jashtë listës vetëm gjatë periudhës sa të zgjat kontrata, dhe nëse vetë nuk paraqiten, nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet e Agjencisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button