Kuvendi do të debatojë për mandatet e deputetëve të opozitës

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 28-të në të cilën duhet të vendos për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës.
Që t’i merret mandati një deputeti nevojitet shumicë prej dy të tretash gjegjësisht 82 vota. Për çdo mandat Kuvendi duhet të prononcohet në veçanti.

Komisioni për çështje të rregullores dhe të imunitetit të mandateve në seancën e mbajtur më 2 dhjetor vendosi t’i propozojë Kuvendit marrjen e mandateve për 31 deputetë të LSDM-së opozitare dhe partnerëve të saj të koalicionit, në bazë të raportit për mungesat e deputetëve të kësaj përbërjeje për periudhën prej gjashtë muajve, i përgatitur nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.

Në bazë të Raportit është përcaktuar se në periudhën prej 10 majit deri më 10 nëntor, 31 deputetë nuk kanë qenë prezent, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se me arsye do të mungojnë nga 40 seanca.

Deputetët e opozitës, me përjashtim të tre deputeteve, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare sollën vendim që të mos marrin pjesë në punën e Parlamentit. Ata dhanë dorëheqje, por seanca kuvendore për pranimin e tyre u ndërpre. U la e hapur mundësia për biseda midis partive të pushtetit dhe LSDM-së opozitare.
Partitë në pushtet më shumë herë u bënë thirrje deputetëve të opozitës të kyçen në punën e Kuvendit, por udhëheqësia e tyre ka përsëritur se mbeten me qëndrimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button