Nga 1 janari orar i ri pune i sektorëve tatimorë të DHP-së

Sektorët tatimorë të Drejtorisë për të Hyra Publike në Prilep, Ohër, Gostivar, Kërçovë, Strumicë, Kumanovë, Veles dhe Gjevgjeli nga 1 janari gjatë ditëve të punës do të punojnë me orar të vazhduar të punës deri në orën 18 dhe deri në orën 14. “Për shkak të përputhjes së orarit të punës të një pjese të madhe të personave fizik dhe juridik me orarin e punës së DAP, palët shpesh nuk kanë mundësi gjatë orarit të paraparë të punës t’I përfundojnë obligimet e tyre. Për këto shkaqe, e vazhdojmë orarin e punës në sportelet e DHP me çka shërbimet tona do të kenë qasje për qytetarët dhe kompanitë”, thonë nga Drejtoria për të Hyra Publike.

Që atje përkujtojnë se orari i vazhduar i punës për drejtoritë rajonale të DHP në Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë dhe Kavadar filloi të zbatohet nga 1 tetori i këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button