Serbia është vendi i parë që do të miratojë ligjin për foshnjat e zhdukura

Serbia është vendi i parë i cili deri në fund të majit 2015 do të miratojë ligjin e posaçëm (Lex specialis) në mënyrë që të zgjidhen rastet e rrëmbimit të foshnjave gjatë katër dekadave të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zbardhjen e rasteve pas miratimit të ligjit do të jenë të përfshirë policia dhe prokuroria. Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë Nikolla Sellakoviç ka theksuar se nga ky ligj do të përfitojnë të gjithë prindërit në Serbi dhe shteti për të parandaluar, siç tha, çdo abuzim në të ardhmen. Ai tha se për vendimin e miratimit të këtij ligji do të informohet edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës. “Ky ligj duhet, të paktën, të çojë tek e vërteta. Qëllimi është e vërteta, nganjëherë ajo është informacion, ndonjëherë drejtësi, parandalimin. Çdo gjë që shteti mund ta bëjë do ta bëjë këtë përmes këtij ligji”, tha Sellakoviç.

– E vërteta për foshnjat e zhdukura –

Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Lonçar ka theksuar se autoritetet duan një konsensus të gjerë për miratimin e këtij ligji dhe se nuk ka më raste të zhdukjes së fëmijëve. Ai me këtë rast tha se janë futur masat të rrepta sigurie, kontrolle të trefishta që kjo mos të ndodhë, duke paralajmëruar se do të ndërmerren masa të tilla si marrja e gjurmëve të gishtave të nënës dhe fëmijës.

Një prindër i cili mendon se fëmija i tij është rrëmbyer dhe anëtari i Grupit të prindërve të Beogradit, Jovan Shegrt, ka deklaruar për mediat se rrëmbimi i bebeve nuk do të ndodhë kur të mësohet e vërteta se çfarë ka ndodhur me fëmijët nga e kaluara. Ai pohoi se nuk do të ketë ndjekje penale dhe shtoi se qëllimi nuk është asnjë kompensim material, por vetëm e vërteta në lidhje me fëmijët e tyre.

– Fëmijët zhduken që nga Lufta e dytë botërore –

Mirjana Novak, një nënë i cila që prej 13 vjetësh është në kërkim dhe duke luftuar për të mësuar për fatin e fëmijës së saj dhe të prindërve tjerë theksoi se ka raste të reja të prindërve të cilët mendojnë se fëmijët e tyre janë rrëmbyer pas lindjes. “Periudha e zhdukjes së foshnjave vazhdon nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot. Fëmijët tanë nuk i kemi parë, identifikuar dhe as varrosur. Nga shteti kemi kërkuar trupin. Kufoma është dëshmi se fëmijët tanë nuk janë më”, ka thënë Novak.

Presidenti i Shoqatës së Prindërve të fëmijëve të zhdukur në Serbi Vladimir ÇiÇareviç beson se rrëmbimi i foshnjave në Serbi është duke vazhduar dhe se e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë është të bëhet ADN e nënës dhe të fëmijës, dhe të vendoset mbikëqyrja me video-kamera në maternitete.

Ai paralajmëroi se në mars të vitit 2015 do të mbahet konferenca më e madhe ku do të publikohen rezultatet dhe të bëhet presioni më i madh në qeveri. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR), në fund të marsit 2013, shpalli vendimin me të cilin përcaktuar që Serbia kishte shkelur të drejtën e privatësisë dhe jetës familjarë të Zoricës Jovanoviç ku kërkoi nga Serbia dëmshpërblim i dëmit jomaterial për shkak të vuajtjeve, në vlerë prej 10 mijë euro, si dhe kompensim për shpenzimet e procedurës.

Zorica Jovanoviç, kësaj Gjykate i ka dorëzuar peticion për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, duke pretenduar se djali i saj i lindur shëndosh në vitin 1983 në Çupri nuk ka vdekur, ndërsa mjeku në detyre ditën kur duhet të dilte nga spitali i ka thënë se fëmija e saj ka vdekur. Ajo tregoi se atë ditë nuk e kanë lejuar që të shikojë fëmijën e saj të vdekur dhe se nga ai moment ka filluar të dyshojë se fëmija i saj është rrëmbyer. Gjykata e Strasburgut ka përcaktuar se më e mira për Serbinë në lidhje me rastin është që të miratohet ligji i veçantë i propozuar nga Avokati i Popullit i Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button