Ahmeti: Shqiptarët të fuqishëm në institucionet që përfaqësojnë

Me një koktej të organizuar në Aleksandar Palace, BDI prezantoi punën e saj si pjesë e koalicionit qeveritar. Të pranishëm në koktej ishin ministrat, funksionarë dhe drejtorë.

Ali Ahmeti në rezymenë e tij përsëriti frazat e njohura për nevojën e anëtarësimit në NATO dhe BE. Ahmeti tha se jemi përpjekur që të arrimë konsenzus siç ishte rasti me zgjedhjen e presidentit. Do vazhdojmë të kërkojmë konsenzualitet edhe per çështje të tjera siç kanë simbolet shtetërore ku shqiptarët duhet të jenë të pranishëm edhe shqiptarët.

Ahmeti tha se parcializimi i shqiptarëve në shumë subjekte është i dëmshëm.

“Në Maqedoni nuk ka nevojë për më shumë se dy parti sepse po bëhet copëtimi i votës shqiptare sepse shqiptarët duhet të jenë më të fortë nëpër institucione.

Ali Ahemti i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend.

“Ne nuk jemi për marrjen e mandateve të opozitës, nëse LSDM dëshiron të bashkëpunojë për çështje te rëndësishme për shtetin mund te llogaris ne ndihmën tonë”, deklaroi Ahmeti.

Lidhur me stemën e re kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë dhe se kjo do të jetë objekt diskutimi edhe nga faktorë të tjerë në të ardhmen.

“Ne mendojmë që komuniteti shqiptar jo vetëm që duhet të jetë i përfillshëm por edhe i dakordueshëm sepse bëhet fjalë për simbol që na përfaqëson të gjithëve”, tha ai.

Ahmeti për Portalb deklaroi se viti 2014 që përkon me pjesëmarrjen e BDI-së në koalicionin qeveritar, shqiptarët treguan se kanë fuqi në institucionet që drejtojnë.

961475_10152426349541256_1991380107_n

10881352_10152426349481256_2095296193_n

10881475_10152426349231256_2096097396_n

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button