Kurti: Shteti i Kosovës është “përtokë”

“Duke pasur parasysh se janë edhe disa të pavarur, dhe disa të tjerë të pakënaqur në PDK e LDK, do të arrijmë numrin prej 40 deputetësh, i cili është i nevojshëm për të bërë komisione hetimore parlamentare”, thotë lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Sipas tij, ka pasur zgjedhje tjetër dhe ajo ka qenë zgjidhje e vërtetë, shumica parlamentare t’i formojë institucionet e legjislaturës së pestë.

“Mirëpo LDK-ja e udhëhequr nga Isa Mustafa, në momentet e fundit vendosi që t’i bashkohet Thaçit dhe kësisoji në Kosoë ta instalojë vazhdimin e misionit të vjetër, që do të thotë rehati për politikanëtqë vishen me pushtet, mjerim për qytetarët të cilët do të përballen me mbijetesen dhe koncesione të mëtutjeshme Serbisë, së cilës i shtohen apetitet. Ne nuk besojmë se me këtë qeveri do të ketë të mira të reja për Kosovës”, ka thënë Kurti.

I pyetur për dialogun me Serbinë, dhe nëse ka pasur ndikim që koalicioni qeverisës të marrë këtë formë që ka sot, Kurti ka thënë: “ Shteti i Kosovës është “përtokë”. Nëse i përtasin te veshi shtetit të Kosovës “dialog me Serbinë”, shteti i Kosovës mund të pësojë edhe infarkt. Ne do të duhej që të ngrihemi në gjunjë një herë, mirëpo kjo nuk do të ndodh me koalicionin PDK-LDK i cili është i vendosur që të vazhdojë gjurmëve të qeverisë Thaçi II./Kosova Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button