Qendra për shëndet publik pa objekt

jesa dërmuese e Qendrës për shëndet publik në Tetovë, do të duhet që të largohet nga objekti ekzistues në Tetovë. Lokacion tjetër akoma nuk është caktuar, ndërsa në të ardhmen, objekti përveç drejtorisë së spitalit klinik të Tetovës, do t’i takojë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Vendimi i këtillë është marrë në njërën nga seancat e qeverisë të mbajtur gjatë muajit korrik, me ç`rast është vendosur për dhënien në përdorim të një pjese të hapësirës së Qendrës për shëndet publik – Tetovë për nevojat e Fakultetit të mjekësisë s të USHT-së, shkruan Koha.

Kjo ishte bërë e ditur edhe gjatë vizitës të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademit, gjatë një vizite të bërë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në muajin gusht. Në objektin ekzistues ka mundësi për ndërtim të objektit ekzistues për një kat, në varësi të nevojave të fakultetit, u theksua në atë takim.

Ratko Davidkovski, mjek nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thekson se për momentin nuk kanë objekt ku të punojnë.

“Ka një muaj që kemi filluar t`i largojmë mjetet dhe pajisjet nga kati i parë dhe i dytë, sepse të njëjtat i janë dhënë në shërbim USHT-së. Për momentin ende jemi në pritje të gjetjes së një lokacioni të ri, ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tij. Aktualisht jemi vendosur nëpër zyrat tona, por edhe ato do të duhet që t`i lirojmë”, thotë Davidkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button