Arbana shijon verën në maksimum (Foto)

Epiteti si njëra nga moderatoret më të mira shqiptare si duket i sjellë të ardhura të mira moderatores Arbana Osmani e cila gjatë këtyre muajve të verës vazhdimisht ka publikuar fotografi nga vende të ndryshme të botës.

Pas një eksperience të mrekullueshme të kaluar në Tajlandë, moderatorja shqiptare është rikthyer në vendlindje, për të shijuar edhe natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë në këto ditë të ngrohta.

Osmani e cila është mjaft aktive në rrjetin social “Facebook” këto ditë ka postuar disa fotografi ku shihet duke shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë. Ndryshe ajo së shpejti do të nisë me sezonin e radhës të emisionit “1001 pse”, emision ky që u dedikohet fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button