Kur vjen thika deri në asht?

Eroll Rizaov, kolumnë-“Nuk merret frymë sipas ligjit”, Utrinski Vesnik
Si duhet bërë ligj të mirë për mediat nëse vet gazetarët kanë vënë kufizime se deri ku ata mund të shkojnë, në i dinë qëndrimet, bindjet politike dhe interesat e biznesit të redaktorëve, menaxherëve dhe pronarëve. Gazetarët janë të frikësuar për ekzistencën e tyre si kurrë më parë, redaktorët edhe më shumë, menaxherët po dridhen nëse zhduken reklamat.

Sllobodan Najdovski, kolumnë-“Shtatë vjet më vonë – koha e Nikolla Gruevskit (3)”, 
Utrinski Vesnik
Gruevski do të fiton përderisa shteti ka kontroll të plotë mbi partizimin e mediave, administratën dhe institucionet shtetërore, dhe derisa nuk vjen ndonjë thikë deri në asht në fushën ekzistenciale të qytetarëve, ose me shkatërrimin e ndonjë prej miteve të mëdha të patriotizmit të rremë të kësaj qeverie.

Toni Naunovski, kolumnë- “Ironia e mallkuar e historisë”, Dnevnik
Rivitalizimi i Maqedonisë sot në fakt është projekti i fundit i Maqedonisë. Dhe në botën moderne, veçanërisht në Ballkan, për ruajtjen e shtetit-komb është e nevojshme që vazhdimisht të planifikohet kontrolli i të gjitha përcaktuesëve të realitetit – prej atij demografik dhe ekonomik, deri në asaj strikte politike.

Ilija Dimovski, kolumnë- “A ka kush ndonjë gjë kundër së vërtetës?”, Dnevnik
Është për të ardhur keq që përfitimet e Luftës Clirimtare Kombëtare, sot disa parti të caktuara politike dhe eksponentët e tyre në mediat e përdorin për përballje të përditshme politike me mendimet e tyre të ndryshme. E lidhurit me procesin e lustrimit me LCK dhe në këtë mënyrë të përpiqet të zvogëlohet rëndësia dhe nevoja e lustrimit është krim.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Rritja e mediave të shtypura të reja”, Dnevnik
Ekspertët thonë se ajo që po ndodh tani në Amerikë, do të thotë blerja e markave të njohura të shtypit dhe nxjerrja e tyre në sferën digjitale, së shpejti do të ndodhë në Evropë.

Dimitar Culev, kolumnë- “Gurri është i hedhur”, Utrinski Vesnik
Po të dinte Herkuli se hapja e Mesdeut kah Atlantiku edhe sot do të krijonte problem gjibraltare, do të zgjedhte një vend tjetër për të hapur “portat e  Herkulit”.

Aleksandar Stankovski, kolumnë- “Frikat”, Utrinski Vesnik
A thua me këtë mënyrë të sjelljes,  njerëzimi nga hemisfera perëndimore në mënyrë të pashmangshme është drejtuar kah një përfundimi ferral të zgjidhjes së kësaj krize të tmerrshme? Rrethanat e tilla njerëzimi ka zgjedhur me luftëra të mëdha rajonale ose botërore.

E martë, 13 gusht 2013, numër 104 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button