Haradinaj: Nëse dëshirojmë të reformojmë shtetin, duhet të fillojmë nga vetvetja

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin se në të ardhmen, në këtë parti nuk do të ketë vend për ata të cilët janë të përfshirë ose edhe të përfolur si të përfshirë në afera korruptive.

“Në Kosovë ka degradim të kualitetit institucional por edhe përkeqësim të kritereve dhe vlerave. Aleanca, meqenëse ka pasur edhe vetë vështirësitë e veta në të kaluarën, nuk ka qenë në mundësi që të kujdeset për atë se çfarë ka ndodhur brenda partisë dhe çfarë kërkojnë ata nga Aleanca”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, nëse dëshirojmë të reformojmë shtetin, duhet të fillojmë nga vetvetja.

“Aleanca fillon procesin zgjedhor në janar, në të gjitha nivelet dhe qëndrimi i prerë është se nuk ka vend për shkelës të ligjit. Në procesin e ardhshëm zgjedhor po qesim një pengesë për ata që janë të përfolur. Këto vlera nuk kanë qenë në aleancë, nuk janë dhe nuk do të jenë”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Në emisionin Rubikon në KTV, lideri i AAK-së, ka shtuar se me këtë po dëshirohet tu përcillet një mesazh atyre që kanë të drejtë të zgjedhin, se nëse dikush është i përfolur atëherë të mos zgjidhet. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button