Muzicientët kundër ndryshimeve të reja ligjore për honorarët

Lidhja e artistëve të Maqedonisë, nuk u pajtua me obligimin e kontributeve prej 35 përqind për secilin honorar që është më i lartë se 9.000 den, i cili duhet të hyjë në fuqi prej me 1 janar të vitit 2015. Qëndrimin e tyre sot në tribunë e paraqiti kryetari i LAM, violinisti Lubisha Kirovski, dhe kolegët e tij nga muzika klasike, të cilët po kërkojnë dialog me Ministrinë e kulturës.

Sipas tyre, sjellja e një ligji pa u konsultuar të gjitha palët e përfshira është një hap i shpejtuar dhe kërkojnë nga Qeveria dhe Ministria që t`i dëgjojnë vërejtjet e tyre. Përfundimet nga tribuna e sotme do t`i dorëzohen ministrisë.

“ Me dekada mbrapa artistët marrin honorar që janë të turpshme. Me atë honorar duhet paguar salla, duhet të merret një piano dhe të paguhet akorduesi i saj. Me këtë tatim prej 35 përqind ne duhet që prej xhepit tonë që të paguajmë për të realizuar një koncert. Mendoj se i tërë ligji është i shpejtuar dhe se Qeveria duhet që të mendohet edhe njëherë për këtë procedurë”, theksoi Kirovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button