S’ka liberalizim me migrim ilegal

Përmbushja e të gjitha kritereve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave nuk do t’i mjaftojë Kosovës që të përfshihet në Zonën e Shengenit, përderisa ka migrime jolegale dhe numër në rritje të azilkërkuesve. Kështu thonë analistë dhe njohës të proceseve integruese evropiane.

Sipas tyre, është jashtëzakonisht kundërthënëse në qoftë se nga një vend që është në proces të liberalizimit të vizave të ketë ikje masive të qytetarëve drejt vendeve të Zonës së Schengenit. Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, mendon se të dhënat flasin se mund të konsiderohet se ka ikje masive nga Kosova, për faktin se, sipas tij, brenda një dite, në Hungari, që i takon Zonës Schengen, janë identifikuar si azilkërkues rreth 900 qytetarë të Kosovës dhe njëkohësisht rreth 800 qytetarë tjerë janë kthyer nga pikat kufitare të Kosovës.

“Në rastin e Kosovës, kur ajo gjendet në procesin e liberalizimit të vizave, do të thotë ende pa i liberalizuar vizat – dhe ka një ikje masive të njerëzve drejt vendeve të zonës Schengen dhe normalisht, këto ikje rezultojnë në aplikime për azil në vendet përkatëse të zonës Schengen, është indikacioni më negativ për Kosovën që mund t’i ndodhë në këto momente”, ka thënë Mazreku.

Për REL, ai ka rikujtuar se përvojat e deritashme kanë treguar se madje edhe vendet që kanë marrë liberalizimin e vizave, sikurse Serbia dhe Maqedonia, pas kërkesave të shumta për azil nga qytetarët e këtyre vendeve në vendet e Schengenit, ato janë gjetur para situatave që çështja e rikthimit të vizave për ato vende të shqyrtohet seriozisht nga vendet e Bashkimit Evropian”…/Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button