Shtrohen 306 mijë kërkesa për blerje të oborreve

Bilanci i kërkesave të shtruara për blerjen e oborrit brenda afatit të përcaktuar nga qeveria ka qenë 306.000 kërkesa. Vetë pas vendimit të qeverisë për blerjen e oborrit me çmim prej një euro janë shtruar 234.000 kërkesa.

Prej tyre. 234.000 janë dorëzuar pasi Qeveria aktuale solli vendim që blerja e oborrit të bëhet nga një euro për një metër katror.

Kjo gjë u bë e ditur nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski në seancën e hapur qeveritare.

“Ky është një proces historik dhe një prej projekteve më të mëdha me të cilin 306.000 familje kanë shtruar kërkesë dhe po shkon në drejtimin e duhur. Ky ishte një prej projekteve për të cilin më së shumti e vazhdojmë afatin. Japim afate të reja dhe tani më 15 dhjetor skadoi afati përfundimtar. Gjithsej 306.000 kërkesa për privatizim janë dorëzuar, prej të cilave 234.000 me vendimin tonë si Qeveri prej para disa viteve që të blihet nga një euro për një metër katror. Do të thotë, pothuajse 80 për qind e të gjitha kërkesave në këto 15 vjet, janë dorëzuar në tre vitet e fundit kur e ulëm çmimin dhe me prolongimin e afateve”, tha Stavreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button