Jankullovska në Dibër, “Millka” , aksion i sukseshëm, normale situata në Bllatë

 Pas aksionit “Millka” i cili u realizua me planin operativ nga ana e MPB , dhe që ndaloi një grup të madh  personash që merreshin  me tregti ilegale me bagëti , përkatësisht  kontrabandë  me kafshë të ndryshme , situata tanimë është realizuar dukshëm dhe nuk ka asnjë problem” , theksoi ministrja për punë të brendshme në Republikën e Maqedonisë, Gorgana Jankullovska  në një takim pune në Dibër.

 Ne ju dërgojmë të gjithëve një porosi se çdoherë si MPB do të vëzhgojmë çdo situatë jo vetëm në këtë rajon, por në të gjitha rajonet tjera  që  ka të bëjë me  tregti ilegale dhe do të reagojmë në çdo moment që të jetë e duhur dhe këtë e bëjmë në interes të qytetarëve, tha Jankullovska.

Gjatë këtij takimi pune, në policinë e Dibrës  ministrja Jankullovska potencoi se karakteristikë e këtij rajoni është se gjatë këtij sezoni veror vijnë një numër i madh i mërgimtarëve ndaj policia e Dibrës ndaj , të punësuarit duket të jenë të gatshëm dhe me maturi duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve sa i  takon plotësimit të dokumentacionit si dhe duhet të kenë rregullsi  të madhe në trafik.
 
Duke bërë krahasim me vitin që lamë pas, sa i takon veprave penale sipas ministres Jankullovska ,  ka rënë rreth katër përqind sa i takon prishjes së rendit dhe sigurisë në Dibër. 

Dibra është vend ndërkufitar  dhe duhet të kemi një kujdes të veçantë duke pasur parasysh faktin se kohë më parë u hap edhe një kalim tjetër ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë , që në këto vendkalime të mos ketë qarkullim të qarkullimit  ilegal sepse kjo është formë e kriminalitetit  , potencoi ajo.

Gjatë këtij takimi  nuk kishte asnjë përfaqësues shqiptar  nga të punësuarit e policisë së Dibrës,  ndërkaq  ministrja Jankullovska u arsyetua me faktin se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur dhe nuk ka asnjë problem sa i takon etnitetit tjetër, unë tha ajo nuk  e ndaj asnjë qytetar pa marrë parasysh entitetin , gjuhën , dhe kam disponim për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Jankullovska nënvizoi  se situata në rajonin e Dibrës është stabile , qytetarët duhet të jenë të qetë  duke pasur parasysh  faktin se MPB ka bashkëpunim të madh me kalimin ndërkufitar të Republikës së Shqipërisë në të gjitha sferat, me qëllim që të ndalohet kriminaliteti dhe tregtia ilegale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button