Sheshi Liria: Edhe kryetarët tjerë ta ndjekin shembullin e Mexhitit

Nisma Qytetare “Sheshi Liria” ka shpallur kreun e Komunës Çair, Izet Mexhiti, si shembullin më të mirë ndër krerët e komunave. 

Duke iu referuar vendimit të Mexhitit, për anulimin e 10 pullave për ndërtim në sipërfaqet e gjelbra, “Sheshi Liria” vlerëson se kompromisi i arritur me këshillin nismëtar, është për çdo lëvdatë. 

“Dora e zgjatur nga Komuna e Çairit për banorët që banojnë në dy parqet kontestues, dhe kompensimi i tyre me fasada të reja, ashensorë dhe të ngjashme, është gjithashtu për t’u përshëndetur dhe tregon sesi një institucion duhet të sillet në situata kontesti”, thuhet në deklaratën me shkrim të “Sheshit Liria”. 

Ajo i bën thirrje krerëve të tjerë të komunave të Shkupit, që të sigurojnë sipas shembullit të Mexhtit, dialog demokratik dhe të qytetëruar me qytetarët për shpëtimin e sipërfaqeve të gjelbra në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button