Vdes në aksident djali 19-vjeçar i vetëm i poetit Visar Zhitit
Tragjedi në familjen e Visar Zhitit, humb jetën në aksident djali i vetëm, Atjoni.
Djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Visar Zhiti, ka humbur jetën sot në një aksident në Tiranë, ndërsa ishte kthyer për pushime. Atjon Zhiti, ishte vetëm 19-vjeç dhe studionte në Milano, Itali prej vitit 2013, por ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit.
Mësohet se ai është përplasur ndërsa udhëtonte me motor me trafik-ndarësen e autostradës duke marrë plagë të rënda që e kanë bërë të pamundur mbijetesën e tij. Ndërkohë në faqen e tij të Facebook, miq e të afërm kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për këtë ngjarje tragjike që i mori jetën 19-vjeçarit./BW