FOTOREPORTAZH: Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari

Me Detin Mesdhe të trazuar dhe rrugët e tjera të bllokuara me tela gjemborë, ata që po synojnë emigrimin po marrin rrugë të reja për të hyrë në territorin e Bashkimit Evropian: përmes Hungarisë.

Të ardhur gjithandej nga Afganistani, Siria, Kosova e Shqipëria, mijëra emigrantë po hyjnë në Hungari për të kërkuar azil, duke e bërë vendin pikën kryesore të transitit të BE-së.

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari2

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari1

Numri në rritje i emigrantëve ka inkurajuar djathtistët ekstremë dhe lëvizjet anti-islame në Evropën Perëndimore. Këto valë emigrantësh po shkaktojnë tendosje edhe në vendet e largëta si Asotthalom, një fshat hungarez në afërsi të kufirit me Serbinë ku po vërshojnë emigrantët.

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari3

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari4

AP-ja thotë se reporterët e tyre kanë parë shumë grupe emigrantësh nëpër këtë fshat, pasi kanë kaluar kufirin me Serbinë, ndërsa për fshatarët situata po bëhet “praktikisht e papërballueshme”.

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari5

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari6

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari7

Deri më tani, gjatë vitit 2014, në Hungari ka pasur 35 mijë kërkesa për azil, krahasuar me 18.900 një vit më parë. Prej tyre, 12.500 kërkesa janë bërë vetëm gjatë dhjetorit, raporton AP-ja.

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari8

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari9

Rreth gjysma e këtyre kërkesave janë bërë nga kosovarët.

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari11

“Kam ikur pasi dua ta gjej një jetë më të mirë”, thotë Albana Shabani, 22 vjeçare e cila u largua nga Kosova me burrin e saj. Që të dy të papunë, ata ndjenë se nuk ka perspektivë për të gjetur punë në Kosovë, një nga vendet më të varfra në Evropë.

Rrugët e mundimshme të emigrantëve nëpër Hungari10

Ata udhëtuan me autobus deri në Suboticë, në veri të Serbisë. Nga aty, ata përdorën GPS-në në telefonat e tyre mobilë dhe bënë një udhëtim treorësh këmbë në Hungari ku u kapën nga policia në Asotthalom.

Si shumë kosovarë, ata u nisën për Gjermani, raporton AP.

Lajme të ngjashme

Back to top button