Portalb dhe 8 portale të tjera i miratuan Principet për përdorim të drejtë të teksteve të huaja

Principet për përdorim të drejtë të përmbajtës së huaj gjatë raportimit online të parët i pranuan portalet Portalb.mk, plusinfo.mk, a1on.mk, fokus.mk, mkd.mk, novatv.mk, it.com.mk, kumanovoneës.com dhe libertas.mk. Këto principe u formuluan me anë të një procesi të gjatë konsultues me ueb-sajtet informative më relevante në Maqedoni, me qëllim që të tejkalohet problemi i përdorimit të pa-autorizuar të teksteve të huaja gazetareske.

“Interneti dhe teknologjitë e reja kontribuojnë për shkëmbim sa më të lehtë dhe të drejtpërdrejtë të informatave dhe dijes mes njerëzve ndërsa kjo dije për shkak të sasisë së saj, shumë vështirë mund të kontrollohet. Sferat të cilat më shumë pësojnë nga ky zhvillim teknologjik janë mbrojtja e të drejtave autoriale dhe të drejtat e pronës intelektuale, ata mbetet të pa-mbrojtura. Gazetaria në formën e sodit praktikisht nuk mund të kryhet duke mos pasur referenca dhe referime në burimet primare të lajmit. Njëkohësisht duhet të kihet kujdes mos të shkilen të drejtat autoriale të gazetarëve dhe mediumeve” thotë Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillim të mediave (QZHM) bartëse e projektit me anë të së cilit u krijuan këto principe.

Portalet nënshkruese mes tjerash pranojnë këto principe:

-Gazetaria nuk mund ta kryejë detyrën e saj shoqërore të informimit të publikut pa mos u thirrur aspak në lajme, kontribute gazetareske, raporte dhe komente të botuara diku më parë. Mendojmë se citimi i punimeve gazetareske (pavarësisht nga zhanri) është i mirëpritur dhe i pranueshëm, nëse kufizohet dhe është në sasi “të arsyeshme”, si dhe është e dëshirueshme që njoftimit të marrë nga dikush ti vendosen dhe elemente të reja.

-Transmetimin e një lajmi të plotë gazetaresk të publikuar tashmë nga një tjetër autor në një të medium tjetër (të shtypur apo online) ne konsiderojmë të papranueshëm, përveç me lejen paraprake të mbajtësit të autorit apo të drejtave të autorit.

-Citimi i teksteve të huaja gazetareske është i pranueshëm vetëm me referimin e duhur (duke treguar burimin dhe autorin). Kryerja e profesionit të gazetarisë varet nga më shumë aftësi të caktuara dhe mjeshtëri për ta kërkuar informacionin ose burimin e duhur dhe të vërtetë prandaj shpesh kërkon më shumë punë. Referimi i përshtatshëm dhe i duhur siguron njohje të punës dhe mundit të harxhuar nga kolegët gazetarë. Citimi gjithmonë duhet të bëhet para ose pas dhënies së informatës nga media e huaj gjithmonë me një hyperlink që dërgon deri te burimi kryesor me përmbajtjen origjinale.

Kyçja në këtë iniciativë dhe më shumë informata për principet gazetareske mund të gjeni në këtë link ferupotreba.mdc.org.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button