LSDM pyet Gruevskin: Llogaritë e kujt po i fsheh?

Vetëm Qeveria e Maqedonisë në Evropë nuk ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-të me të cilin pamundësohet fshehja e pronës nga ana e qytetarëve amerikan në llogaritë of shor,  deklaroi Tihomir Ilievski anëtarë i komisionit për punë të jashtme të LSDM-së.

“Qeveria e Nikolla Gruevskit duhet që të përgjigjet se llogaritë e kujt po i fsheh?

Qeveria e Gruevskit duhet që të përgjigjet se pse nuk po i bashkëngjitet vendeve fqinje dhe pse nuk e pranon një ligj të bashkëpunëtorit tonë strategjik SHBA-së?

Pse qeveria maqedonase po qëndron në anën e thyerësve të tatimeve?

Po kërkojmë përgjigje të qarta dhe të drejtpërdrejta. A po i fsheh llogaritë e ministrave me pasaporta të dyfishta? A po i fsheh kriminelët tatimor? Cilëve individ dhe firma po i mundëson mos pagesën e tatimeve? Cilat interesa biznisore janë më të rëndësishme nga Maqedonia dhe marrëdhënieve strategjike me SHBA-të?

Cilat llogari jo rezidenciale po i fsheh Gruevski?

Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshje mund që negativisht të shprehet edhe në bashkëpunimin ekonomik me SHBA-të, pasi që ligji parasheh që DAP-i amerikan  të mund të llogaris tatim prej 30 përqind ndaj të gjitha transferove ndaj atyre shteteve që nuk do ta përkrahin ligjin.

Qartas, Gruevski po i dënon qytetarët maqedonas të cilët po i respektojnë ligjet, për t`i mbrojtur interesat bisnesore të njerëzve afër tij”, thuhet  në reagimin e Tihomir Ilievski, anëtar i këshillit me jashtë në LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button