LSDM: Ivanov vërtetoi se Maqedonia nuk ka president

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë reagoi ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov sot në Kuvend.

LSDM tha se Ivanov është kujtuar me 5 vite vonesë për mungesën e dialogut politik dhe e ironizoi atë për deklaratën se “dialogu paraqet virtyt dhe jo dobësi”.

“Sikur Ivanov ta kishte këtë guxim për të cilin po flet, do t’i mbante një leksion mentorit të tij Nikola Gruevski dhe do t’i shihte edhe vetë shkaqet e vërteta të qorrsokakut ku Maqedonia ka ngecur për 9 vite. Por për të është më lehtë të thotë se ‘gjërat që nuk varen nga ne duhet t’i pranojmë me qetësi’. Dhe meqë asgjë nuk varet nga ai, ai po pranon me qetësi dhunimin e vullnetit të studentëve dhe profesorëve, të punëtorëve me honorarë dhe firmave, të cilët nga 1 janari i vitit të ardhshëm i pret një shok ekzistencial”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM tha se Ivanov po përpiqet të arsyetojë mosekzistencën e tij në skenën politike me shpjegimin se ka “punuar për zhvillimin e ekonomisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button