Putini në konferencë shtypi me 1259 gazetarë

Vladimir Putin sot po mban një konferencë për mediat në Moskë, duke nisur nga ora 9.00 dhe interesi për të është mjaft i madh.

Aq interes kanë shprehur mediat për këtë konferencë, saqë janë gjithsej 1.259 gazetarë të mediave të huaja nga e gjithë bota që po e raportojnë atë.

Konferenca mbahet në një kohë krize ekonomike për Rusinë dhe në një situatë të vështirë konfliktuale në Ukrainë mes Moskës dhe Perëndimit.

Putini theu rekord në mbajtjen e fjalës në një konferencë në vitin 2008, kur foli për plot 4 orë e 40 minuta përpara gazetarëve

Lajme të ngjashme

Back to top button