Raportuesi i PE sot në Shqipëri, në fokus “pajtimi” i palëve politike

Knut Flenckeinstein, Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë do të jetë sot në kryeqytetin shqiptar me mision për të pajtuar politikën shqiptare.

Një ditë më parë, raportuesi në fjalë së bashku me raportuesin tjetër për vendin tonë, Eduard Kukan, publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën mbështesnin rivendosjen e dialogut politik mes pozitës dhe opozitës.

Në këtë deklaratë theksohet mbështetja që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Partitë Popullore Europiane. Në deklaratë thuhet se pas ngecjes së dialogut politik mes dy grupimeve kryesore politike në Shqipëri dhe bojkotit të opozitës, këto dy grupime me përfaqësuesit Fleckenstein dhe Kukan, kanë pasur mision rivendosjen e dialogut politik dhe inkurajimin e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit.

Lajme të ngjashme

Back to top button