Cigaret shtrenjtohen për një denarë

Një cigare do të shtrenjtohet për 0.053 denarë ose 1 kuti me 19 cigare do shtrenjtohet për 1 denarë. Ky 1 denarë do të përfundojë në fondin për shërimin e sëmundjeve të rralla. Ligji tanimë është në procedurë parlamentare.

Sipas llogaritjes së Qeverisë, me këtë masë, në fondit për shërimin e sëmundjeve të rralla të derdhen rreth 4 milionë euro në vit.

“Obligohet prodhuesi dhe importuesi në ditën kur fillon zbatimi i akcizës së rritur për 0.053 denarë, të bëjnë regjistrimin e rezervave të duhanit, ta llogaritin akcizën e re, ditën kur është rritur akciza dhe atë ta dorëzojnë në Drejtorinë e doganave me kërkesë për të paguar akcizë në bazë të aktvendimit të Drejtorisë së doganave dhe të njëjtat t’i paguaj në afat prej 30 ditëve nga dita e rritjes së akcizave”, tha  Svetlana Karapetkova, VMRO-DPMNE.

Në dhjetë vitet e ardhshme cigaret në Maqedoni çdo korrik do të kenë çmim më të lartë për shkak se do të ketë rritje të akcizave për 0.20 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button