Zjarri i bën hi dy kasolle në Orashje të Tetovës
Një zjarr i madh që ka përfshirë dy kasollet e Akik Akikut dhe Zulqifli Akikut nga fshati Orashje e epërme e Tetovës ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.
Sipas njoftimeve, stuhia e zjarrit ka djegur dy kasollet me 2000 duaj kashtë dhe 10 metra kub dru, kurse 6 automjete të zjarrfikësve dhe 10 zjarrfikës, kanë arritur ta shuajnë zjarrin vetëm pas katër orë e gjysmë.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.