Rrëfimi i Rufat Shkretës për plaçkitjet në Serbi e trajtimin e keq në Hungari (Video)

Rufat Shkreta është një nga shumë qytetarë të Kosovës që po e marrin rrugën e perëndimit për një jetë më të mirë se ajo që e kanë këtu.

Shkreta ka vendosur që të flas hapur për emisionin Interaktiv të KTV-së për peripecitë e tija të udhëtimit nga Shtërpca në Beograd, nga Beogradi në Suboticë, nga Subotica në Hungari e tutje.

Lexojeni një pjesë të rrëfimit të Rufat Shkretës:

“Unë jam Rufat Shkreta nga Hani i Elezit, në një fshat të Hanit të Elezit. Nga 2009 deri më 2014 kam punuar në Komunën e Hanit të Elezit. Që nga muaji shkurt jam i papunë dhe arsyeja kryesore pse kam vendosur të largohem nga Kosova është papunësia. Kam aplikuar në shumë institucione e në biznese të ndryshme, por është problem të gjesh punë tek ne”.

“Kam dëgjuar nga njerëzit më herët se nuk është vështirë të dalësh nga këtu, me një letërnjoftim dhe me pak të holla, në kufirin Serbi – Hungari. Ashtu edhe vendosa. Nisa të gjeja lidhje për të kaluar kufirin Kosovë – Serbi, prandaj vendosa të shkoja në Shtërpcë nga edhe u nisa me një biletë 15 euro deri në Beograd. Kjo ka ndodhur më 4 dhjetor”./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button