Shumë fshatra dhe rrugë të Shkupit nesër pa ujë dhe energji elektrike

Tre kullat nga numri 36 në rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin” dhe blloku nga ndërtesa te kafeneja “Pobeda” nesër nga ora 9:30 do të mbeten pa ujë.

Siç kumtuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit (QRMK), ndërprerja është për shkak të defektit në rrugë të F 100 mm në rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin”, ndërsa shfrytëzuesit pa ujë do të mbeten deri në sanimin e defektit.

Nga QRMK­ja informojnë se nesër pa energji elektrike nga ora 7 deri në orën 16 do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave Bojanë, Orashe, Sfillare e Poshtme dhe e Epërme, Kopanicë, Kondovë, Rahçe, Radushë, lagjja Vele Polë, fshati Kuçkovë dhe Graçan, nga ora 12:30 deri në orën 15:30 një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit ASNOM ndërtesat me numër 16, 18 dh 24 nga ora 9 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Todor Aleksandrov”, “Partenie Zografski”, “Pitu Guli”, “Aco Karamanov” dhe nga ora 8:30 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Aleksandar Bujnov”, “Petar Manxhukov”, “Simçe Nastevski”, “Nataniel Kuçevishki”.

Lajme të ngjashme

Back to top button