A do të jenë pyetjet e testimit shtetëror nga librat skandaloz të MASH-it?

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nuk heq dorë nga testimi shtetëror të cilit pritet që t’i nënshtrohen studentët.

Përveç se janë kundër testimit, disa nga studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), habiten se nga do merren ato pyetje kur së pari nuk ka literaturë të mjaftueshme dhe për gjitha drejtimet në gjuhën shqipe, si dhe ato që janë, janë përkthyer pa kriter.

“Provimi shtetëror pavarësisht sa është i (pa)drejtë, ai është i njëjtë për të gjithë pa dallim etnie. Derisa nga çerdhet, në shkolla, universitete e deri te  biblioteka të diskriminon e të sulmon, në fund të teston. Në këtë të fundit gjenden libra profesional të përkthyer në shqip, nga Ministria e Arsimit pa kriter. Disa pjesë në këtë libra, as autori i librit nuk do t’i kuptonte, nëse dinte shqip”, tha për Portalb, Faton Curri, student në USHT.

Ai shtoi se sistemi arsimor nëse është i dështuar, është për shkak partizimit.

“Të gjithë qytetarët tashmë e dinë se sistemi arsimor nëse është i dështuar, është për shkak partizimit të çdo institucioni arsimor dhe diskriminimi në baza etnike. Tallja me arsimin, do të krijon shumë pasoja në të ardhmen e këtij vendi. Prandaj, asnjëherë nuk duhet tepër të teprohet”, tha Curri.

Gabimet në përkthim
Gabimet në përkthim

“Nuk e di se si do testohemi ne së pari nuk kemi literaturë dhe profesorët angazhohen për të na përkthyer pjesë pjesë materialin me ç’rast mbajmë edhe shënime. Jemi kundër testimit dhe nëse organizohet protestë ne sërish do dalim edhe pse Universiteti ynë ende nuk ka dalë me qëndrim lidhur me këtë çështje. Ata presin anketën me studentët, kurse këndej ndryshimet ligjore miratohen”, tha një studente e USHT-së.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Adrian Bilalli si duket po i ndjek hapat e ish kolegut të tij duke mos u përgjigjur pyetjeve të bëra nga Redaksia Portalb, lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër nga MASH bëjnë të ditur se pyetjet do të përpilohen nga profesorë të shquar dhe të lëmive përkatëse.

“Do të ketë informacione me të hollësishme në të ardhmen, mirëpo mund të themi se testimi do të përgatitet nga profesionistë të fushave të ndryshme”, thonë për Portalb nga Zyra për informim pranë MASH-it.

Gabimet në përkthim
Gabimet në përkthim

Sa i përket përkthimit jo adekuat dhe me lëshime të shumta, kohë më parë ministri Abdilaqim Ademi tha për Portalb se për literaturë do të duhet të kujdesen vetë profesorët të botojnë libra.

Profesorët shqiptarë e sidomos ata të shkencave natyrore thonë se përkthimi i titujve nga projekti 1000 tituj nga universitetet me famë botërore është google translate dhe pa asnjë kriter andaj edhe nuk i përdorin ato dhe nuk i fusin në plan programet e tyre.

Profesori universitar Ali Pajaziti  thekson se shpresa eliteraturës universitare ishte te projekti qeveritar 1000 libra edhe në gjuhën, numrin e të cilave në shqip s’e dimë, por pjesa më e madhe e të njëjtave janë përkthime pa cilësi përkthimore

“Mungesa e literaturës universitare në gjuhën shqipe është evidente me ç’rast Tirana, ka bërë hapat më të forta për të kapur ritmin përmes përtkthimeve profesionale, Prishtina ende mbetet e përqendruar rreth shkollave të Beogradit dhe Zagrebit, ndërsa në Maqedoni gjendja është më e palakmueshme, as andej e as këndej, janë bërë ca hapa përmes përkthimeve të një ose dy shtëpive botuese serioze dhe vetjake. Në këtë drejtim shpresa ishte te projekti qeveritar 1000 libra edhe në gjuhën, numrin e të cilave në shqip s’e dimë, por pjesa më e madhe e të njëjtave janë përkthime pa cilësi përkthimore, joprofesionale dhe thuajse të papërdorshme (me disa përjashtime) për akademinë, pra për qarqet universitare, të cilat sikur të ishin bërë në mënyrë profesionale do t’u ndihmonin universiteteve shqiptare jo vetëm në RM, por edhe më gjerë” , tha Pajaziti për Portalb.

Gabimet në përkthim
Gabimet në përkthim

Ai shtoi se një analizë tekstuale e këtyre  librave flet se ka gabime skandaloze, kryesisht përkthime të anonimusëve, libra me redaktorë por të paredaktuar profesionalisht.

Ndërkaq javën që lamë pas mijëra studentë u mblodhën në protestë dhe kundërshtuan ashpër vendimin e qeverisë rreth testimit ekstern në arsimin sipëror. Nëse e vlerësoni arsimin nuk do të kërkonit libreza studentore gjatë punësimit por diploma thanë mes tjerash studentët.

Ata frikësohen se edhe ky testim do të jetë i dështuar dhe skandaloz si ai në shkollat fillore dhe të mesme.

 

/Portalb

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. 100% do te jenè pyetjet prej librave me karakter asimilues. Por, njeherit qellimi kryesor i testit ekstern eshte imponimi i arsimit Maqedon me prapavije asimiluese!!!

Back to top button