Kompanitë kërkojnë thellimin e bahskëpunimit ekonomik Shqipëri – Maqedoni

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri sot mori pjesë në ‘Mëngjesin e biznesit’ të organizuar nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë me temë “Përmirësimi i bashkëpunimit të biznesit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, ku morrën pjesë më shumë se 150 kompani nga dy vendet.

Qëllimi i mbajtjes së mëngjesit të biznesit ishte përmirësimi i bashkëpunimit dhe komunikimit në mes sektorit të biznesit me pushtetin qëndrorë dhe lokal, me qëllim që së bashku të krijohen dhe të përmirësohen kushtet për të bërë biznes.

Ministri Neziri para biznesmenëve tha se potenciali i biznesit në rajonin e Pollogut është i madh, që është një tjetër impuls për të punuar së bashku në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është një interes i përbashkët i dy vendeve. “Sidomos për faktin se themelet e këtij bashkëpunimi, janë të vendosura në nivel të shteteve dhe qeverive, dhe ajo që duhet në mënyrë më aktive ta bëhet në të ardhmen, është pikërisht komunikimi mes bizneseve të të dy vendeve. Prandaj, në veçanti e përshëndes iniciativën e Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë, si dhe mbështetjen nga IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, për projektin “Përmirësimi i bashkëpunimit të biznesit në rajonin ndërkufitar”, tha ministri Neziri, duke shtuar se baza e marrëdhënieve ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është vendosur me Marrëveshjen e CEFTA-s, e cili siguron zhvillimin e marrëdhënieve tregtare në afat të gjatë dhe në baza të qëndrueshme.

“Vendet e rajonit, gjithsej 7 shtete nënshkruese të Marrëveshjes së CEFTA-s, e orientojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të ekonomive të rajonit, në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, sepse ky bashkëpunim është pjesë e aspiratave të rajonit për anëtarësim në BE”, tha ministri Neziri. Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se bashkëpunimi në mes të Pollogut dhe rajonit të Korçës është i një rëndësie të madhe për Tetovën, duke pasur parasysh faktin se në komunën që drejton ajo, funksionon edhe zona e lirë ekonomike.

“Zona e lirë ekonomike në Tetovë, ofron privilegje për investitorët, dhe ky bashkëpunim mes kompanive të pollogut dhe Korçës për ne do të thotë promovim dhe mundësi për investime dhe hapje të vendeve të reja të punës. Programi është i dytë për ne, që rrjedh nga komponenta e dytë, pas programit për bashkëpunim ndërkufitar me qytetin e Elbasanit”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button