‘Lista serbe’ kundër Forcave të Armatosura të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka kundërshtuar krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Ai vuri në dukje se shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ato të FAK-ut nuk është i pranueshëm për Listën Serbe dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë në asnjë rrethanë, transmeton Telegrafi.

“Qëndrimi ynë për këtë çështje është negativ, dhe kështu do të mbetet”, tha shkurt Stojanoviq për mediat serbe, i cili, ndër të tjera pohoi se prioritet i Listës Serbe është themelimi i Asociacionit të komunave serbe.

Ndryshe, njohësit e çështjeve të sigurisë ditë më parë kanë thënë se Kosova e ka humbur shansin që të bëhet me ushtri në legjislaturën e kaluar. Në këtë legjislaturë është vështirë të transformohet FSK-ja sepse do të kundërshtohet nga “Srpska”.

Njëra nga kërkesat e para që do t’i adresohet Kuvendit të ri të Kosovës është transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura (FAK).

Edhe pse konsiderohet mjaftë e vështirë, pasi që mund të kundërshtohet nga ligjvënësit e komunitetit serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button