Policia nuk arrin të arrestoj Jeton Rexhepin – Llapi i dënuar për vrasje

Policia gjatë natës së mbrëmshme ka marrë një aksion për arrestimin e Jeton Rexhepit – Llapi, i dënuar për vrasje dhe i arratisur nga burgu, por nuk ka arritur që t’i vë prangat.

Në kasionin policorë kanë marrë pjesë njësitë speciale. Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski, thotë për Portalb se ky aksion është marrë nga MPB dhe se nuk ka lidhje me policinë e Tetovës.

Llapi, me dinakërinë e tij, kishte vënë re policët dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të tyre, dhe më pas ishte larguar në drejtim të paditur, duke i shpëtuar arrestimit
Sipas gazetës “Dnevnik”, e cila transmeton këtë lajm, Llapi është dënuar me 12 vite burg për rrëmbimin dhe vrasjen e Fatmir Likës (31), në vitin 2002.

Ai dhe dy persona të tjerë kishin rrëmbyer Likën dhe më pas e kishin vrarë me 7 plumba.

Për rrëmbimin dhe vrasjen, vrasësit kishin njoftuar me telefon policinë, duke i treguar vendndodhjen e viktimës së vrarë.

Llapi do të arrestohej dhe do niste vuajtjen e dënimit me burg, i cili iu shqiptua në mungesë. Megjithatë, në vitin 2012, do të arratisej nga burgu.

Lajme të ngjashme

Back to top button