U miratua draft ligji për provimin shtetëror

Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi sot në një pres konferencë informoi se dje qeveria në një seancë e ka miratuar draft ligjin për provimin shtetëror i cili do të jetë i hapur për debat publik.

“ Provimi shtetëror është mekanizëm për verifikimin e njohurisë akademike dhe kontroll të efektit prej asaj që shteti ka investuar në shoqërinë e ardhshme akademike. Si Qeveri jemi të bindur se provimi shtetëror do të sjell përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor. Kjo është arsyeja e vetme për vendosjen e saj. Të gjitha tezat tjera, nga tipi se me provim shtetëror prishet autonomia e universiteteve, shteti dëshiron t`i kontrolloj profesorët, t`i dëmtoj studentët, të përfitoj në llogari të tyre, janë vetëm mit i fabrikuar nga struktura të caktuara politike”, theksoi Ademi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Deklarata e jote edhe me teper me ben te mendoj se je Analfabet dhe se perdor vokabular te Gruevskit!!!

Back to top button