Ish i dashuri i Erës, Drin Zatriqi flet për këngën “13” (Video)

Ish i dashuri i Era Istrefit, Drin Zatriqi, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur rreth relacionit të tij me këngëtaren, dhe spekulimeve se kënga e re e saj është dedikim për të.

Era Istrefi lansoi të shtunën në mëngjes këngën e re “13” që korrespondon me datën e lansimit.

Spekulimet se kjo këngë i është kushtuar ish të dashurit Drin Zatriqit, filluan qysh nga titulli i këngës, pasi korrespondon me datën kur edhe çifti filloi lidhjen.

E më pas edhe teksti është mjaft interesant, jo vetëm tipike për një baladë, siç tha Era Istrefi për një medium tjetër shqiptar.

Duke folur për Telegrafin, ai ka zbuluar detajet e lidhjes mes tij dhe Erës, teksa thotë se ata vazhdojnë të jenë miq.


Telegrafi: A e keni parë videoklipin e ri të Era Istrefit, që titullohet “13”?
Zatriqi:
Natyrisht që e kam parë momentin e parë që është publikuar, kryesisht falë njerëzve që i shikojnë puënt e huaja dhe kështu çdo informacion transmetohet me shpejtësinë e dritës.

Telegrafi: Po flitet që kjo këngë është e dedikuar për ty, si ish i dashuri i Era Istrefit?
Zatriqi:
Era është shumë origjinale dhe kreative, frymëzimin edhe inspirimin për të krijuar muzikë gjithmonë e ka gjetur nga përvojat personale në jetën e saj, kështu që në dy këngët e fundit është ndërlidhur me ngjarjet dhe periudhën në të cilën kam qenë pjesë edhe unë.

Telegrafi: Kënga e fundit titullohet 13, e lansuar në datën 13 dhjetor. Sipas jush, a është kjo një rastësi, dhe çfarë të kujton numri 13?
Zatriqi:
Së pari emri i këngës për mua ka shumë sens, sepse data 13 ka qenë data kur zyrtarisht kemi filluar të shkojmë bashkë (të kalojmë haha). E arsyeja e dytë është që numri 13 është numër fatkeq, veç në këtë rast për mua cilësohet si numër fatmirë.

Telegrafi: Cila është arsyeja e ndarjes pasi që ju tash jeni në New York?
Zatriqi:
Ne nuk jemi ndarë asnjëherë me dëshirë, na kanë ndarë rrethanat të cilat kanë rezultuar me ardhjen time në New York, largësia na ka ndarë fizikisht, kështu që është e pamundur të mbahet një lidhje nga distanca. Por, edhe sot besoj që jemi bashk në disa aspekte.

Telegrafi: Çfarë raportesh keni sot ndërmjet vete?
Zatriqi:
Raportet janë shumë të mira, të dy i dimë arsyet tona dhe besoj që kemi mirëkuptim. Jemi takuar në New York miqësisht, dhe kohë pas kohe komunikojmë…

Telegrafi: Ju faleminderit për intervistën, por a keni për t’i thënë diçka Erës publikisht…
Zatriqi:
Ju falënderoj redaksinë tuaj për këtë intervistë, kurse Erës i dëshiroj shëndet, e pastaj edhe suksese në karrierën e saj. Gjithmonë kam besuar edhe fuqimisht besoj që ajo në të ardhmen e afërt do të ketë sukses global sepse është e veçantë jo vetëm në muzikë, por në përgjithësi.

Ndryshe Drin Zatriqi njihet në publik si ish-menaxher i hip hop labelit Babastars dhe organizator eventesh. Zatriqi ishte menaxher edhe i Dafina Zeqirit kur gjatë asaj kohe kishte rol kyç në ngritjen e sukseseve të këngëtares. Sa i përket Erës ai ishte një prej njerëzve kryesorë që ajo u lansua me sukses në skenën muzikore.

Kohë më parë Zatriqi u largua drejt New Yorkut për shkak të disa angazhimeve të reja profesionale. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button