Pse barazoi Barca në Madrid!?

Andoni Zubizarreta ka zbuluar arsyen pse Barcelona mori vetëm një barazim kundër Getafes.
Drejtori sportiv i Barceloinës, Andoni Zubizarreta, ka treguar arsyen pse Barcelona nuk mori fitore në sfidën kundër Getafes.

Sipas ish-portierit katalunas, skuadrës së tij nuk i konvenoi koha e lojës, teksa edhe fusha nuk ishte në favorin e tyre.

“Ne kishim problem të adaptoheshim me orarin e lojës (16:00) dhe me kushtet e fushës, e cila ishte shumë e shpejtë dhe nuk na ndihmoi shumë”, u shpreh Zubizarreta.
“Ne nuk ishim në gjendje ta lëviznim topin shpejtë. Ne patëm shanse të mira, por nuk ishim në gjendje të shënojmë dhe ky ishte faktori që vendosi”, shtoi tutje ish-portieri i Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button