Studim: Kirurgët gjatë operacioneve dëgjojnë muzikë, sepse rrit efikasitetin

Rezultatet e hulumtimit të kryera nga ekipi i mjekëve në Spitalin Universitar në Cardiff tregon se 72 përqind e kirurgëve dëgjojnë muzikë gjatë një operacioni në sallën ku ato kryhen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studimi i sipërpërmendur, i publikuar në revistën shkencore “British Medical Journal”, tregon se 80 për qind e stafit mjekësor konsideron se muzika ndihmon në punë e tyre.

Rezultatet tregojnë se muzika i ndihmon komunikimin e mjekëve me njëri-tjetrin, duke ulur nivelin e ankthit dhe përmirëson efikasitetin.
Gjithashtu, hulumtimi tregon se muzika ul frekuencat e zemrës, ose numrin e rrahjeve të zemrës në një minutë të pacientin nën anestezi. I njëjti studim tregon se shumica e kirurgëve gjatë operimit dëgjojnë muzikë klasike.

Lajme të ngjashme

Back to top button