Tiranë, truproja shtrin përtokë klientin e lokalit

Një sherr në një lokal është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe nga raportimet e para mësohet se dy persona kanë qëlluar njeri-tjetrin me mjete të forta.

Sipas policisë, truproja e kazinosë ka qëlluar me grushte një klient, i cili, nga goditjet e marra ka humbur ndenjat. Ai ka qëndruar për disa minuta i shtrirë në rrugë, ndërsa banorët njoftuan policinë me dyshimin se mund të bëhej fjalë për të vdekur. Klienti është dërguar në spital për mjekim.

Truproja dhe pesë persona të tjerë janë shoqëruar nga forcat e policisë për të dhënë sqarime mbi ngjarjen. Ndërkohë efektivët blu bëjnë të ditur se policia rrugore do të patrullojë gjatë natës në këtë aks për të shmangur incidentet./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button