Thaçi: Si lideri më i votuar, do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim

Tashmë ish kryeministri kosovar, Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se gjatë dy mandateve si kryeministër, Kosova u bë shtet dhe u konsolidua si i tillë.

Lexojeni postimin e plotë të Hashim Thaçit:

Sot bëra dorëzim-pranimin e detyrës së kryeministrit, tek kryeministri i ri z. Mustafa. Gjatë dy mandateve si kryeministër, të gjithë së bashku, Kosovën e bëmë shtet dhe e konsoliduam, si brenda ashtu edhe jashtë. Kosovën e ndryshuam për të mirë në aspektin e zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të rritjes së mirëqenies sociale, të reformave demokratike, të forcimit të rendit dhe sundimit të ligjit dhe të avancimit të agjendës euroatlantike. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi e lartë që t’i shërbej vendit dhe qytetarëve për dy mandate si kryeministër i Republikës së Kosovës. Edhe pas dy mandateve, si lideri më i votuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej vendit me përgjegjësinë më të lartë morale, kombëtare dhe shtetërore. HTH

Lajme të ngjashme

Back to top button