Google ndërpret prodhimin e Nexus 5

Pajisja më e fundit e Google-it, Nexus 6, u prezantua në tetor si telefoni inteligjent i parë që do të marrë versionin më të fundit të sistemit operativ Android, versioni 5.0 ‘Lollipop’. Ndërsa Nexus 5, i cili u prezantua vitin e kaluar me sistemin operativ Android 4.4 KitKat dhe është akoma në shitje në disa tregje, nuk do të jetë i disponueshëm për shumë kohë.
Duke folur për TechRadar sot, Google konfirmoi se LG ka ndërprerë prodhimin e Nexus 5, pasi modelet ngjyrë kuqe dhe të bardhë u zhdukën nga Google Play Store, duke lënë vetëm versionin në ngjyrë të zezë në dyqanin virtual.

Edhe modelet me 16GB dhe 32GB hapësirë të brendshme nuk janë në shitje. Disa njësi të limituara të modeleve të Nexus 5 po shiten aktualisht nga dyqane me pakicë të palëve të treta./krokodili.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button