Atletico shënjestroi Shaqirin, Torresin dhe Podollskin

Atletico Madrid, gjatë afatit kalimtar të janarit do ta përforcoj sulmin. Kampioni i Spanjës është i interesuar për një sulmuesi i cili do t’i ndihmonte Mario Mandzukicin, pasi Diego Simeone nuk po llogarit në Alessio Cercin

Klubi nga Vicente Calderon ka tre opsione për sulmin. Ata janë: Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Fernando Torres (Milan) dhe Lukas Podolski (Arsenal), raporton e përditshmja madrilene AS.

Sipas këtij mediumi, Simeone e pëlqen Torresin, i cili nuk po shkëlqen te Milani këtë sezon. Për këtë klubi nga Madridi është i gatshëm t’i ofroj Cercin Rossonerëve dhe t’ia marrë El Niñon.

Kurse, Lukas Podolski është i pa kënaqur në Arsenal dhe ka kërkuar largimin. Ai kushton 20 milion euro, por edhe gjermani mund të shkëmbehet me Cercil i cili pëlqehet nga Arsen Wenger.

Kurse, situata e Xherdan Shaqirit është më ndryshe, Bayern Munich kërkon parat në dorë për yllin kosovar, edhe kjo mund të jetë problem për Atleticon, që mund të zgjedh dy opsionet e para.

Lajme të ngjashme

Back to top button