Mbahet samiti “Inovacioni i bazuar në të dhëna në Evropën Juglindore”

Përfaqësues të qeverive, OJQ-ve dhe Instituteve të ndryshme nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnnjë-Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Rumania dhe Slovenia kanë marrë pjesë në samitin “Inovacioni i bazuar në të dhëna në Evropën Juglindore” të organizuar në Zagreb.

Në samitin e mbështetur nga Google dhe të organizuar nga institute dhe shoqata të ndryshme të rajonit, pjesëmarrësit diskutuan për perspektivat kombëtare rreth mënyrës se si unovacionet e bazuara në të dhëna mund të sjellin përfitime të reja ekonomike dhe sociale në shtetet e tyre.

Samiti në fjalë u organizua nga Instituti Ekonomik i Serbisë, Instituti Ekonomik i Banja Lukës (BeH), the Byrja Inxhinierike e Kroacisë, Agjencia FISCDI Rumani, Fondi i Kërkimeve të Aplikuara dhe Komunikimit Bullgari, Open Labs Albania dhe Universiteti i Lublanës, Slloveni ndërsa u mbështet nga gjigandi i teknologjisë, Google.

Institutet partnere në samit kanë prezantuar “Letrën e Bardhë”, të përgatitur rreth inovacioneve të bazuara në të dhëna, gjë që tërheqi vëmendjen e pjesëmarrësve.

“Letra e Bardhë” shtjellon mundësitë për rritje ekonomike dhe progres social për Evropën Juglindore, si dhe nxjerr në pah sfidat për ruajtjen e saktë dhe korrekte të të dhënave personale.

Gjatë samitit, pjesëmarrësit nga vendet e ndryshme kanë prezantuar projekte të ndryshme, që përbënin risi në këtë fushë.

Pjesëmarrësi nga Shqipëria, z. Redon Skikuli, këshilltar për Teknologjinë dhe Inovacionin pranë Ministrisë së Kulturës ka prezantuar projektin e suksesshëm të Open Labs, Wikikultura, projekt ky që është iniciativa e parë qeveritar drejt të dhënave publike.

Wikikultura.net është një projekt ku mund të gjendet i gjithë informacionin publik rreth Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve në varësi të saj. Projekti në fjalë, mund të konsiderohet një databazë arkivore e të gjitha të dhënave publike të këtij institucioni, të publikuara në formatin “open data” dhe në licencë që promovon dhe lehtëson ripërdorimin e të dhënave. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button