Arsyet përse nuk arrini të dobësoheni

Për te humbur peshe duhet te impenjoheni me seriozitet te vazhdueshëm, sidomos nëse kilet për te humbur janë te shumte. Përveç dietës dhe një aktiviteti fizik te moderuar është e nevojshme te ndiqni disa këshilla te duhura bazuar ne këto motive qe shpesh nuk ju lejojnë te dobësoheni ne mënyrë efikase. Cilat janë?

1- Nuk jeni gati psikologjikisht

Te humbasësh peshe sidomos kur kilet janë te tepërta është një veprim qe kërkon shume impenjim. Nëse nuk ndjeheni gati psikologjikisht nuk do te arrini te keni rezultatet qe shpresoni. Ne këtë qellim është e rëndësishme te keni mbështetjen e familjareve dhe miqve te cilët duhet t’u inkurajojnë.

2- Dobësoheni për ti pëlqyer te tjerëve

Kur vendosni te përballoni një diete nevojitet ta bëni për veten tuaj. Sigurisht te tjerët mund te jene ndihme për ju por është e rëndësishme qe zgjedhja për te humbur peshe te jete mbi te gjitha personale.

3- Nuk jeni mjaftueshëm te durueshëm

Kur filloni një diete mendoni se mund te humbisni peshe menjëherë. Ne te vërtet behet fjale për një proces gradual qe shpesh parashikon edhe faza te ndryshme. Për shembull, zakonisht ndodh qe te humbisni peshe ne fillim te dietës dhe me pas jo. Kjo mund te ndodhe për dy motive. Ne fillimi te dietës humbisni fillimisht lëngjet se sa yndyra por edhe sepse trupi tenton te mësohet me regjimin e ri dietik.

4- Shkoni për te fjetur shume vone

Shtate ore gjumë është minimumi për ato qe duan te dobësohen. Sipas disa studimeve kilet e tepërta mund te varen edhe nga gjumi i keq përveç se nga metabolizmi i ngadalte dhe nga niveli i kortizolit dhe glicemia.

5- Jeni shume te stresuar

Sipas një studimi ne Ohio State University një femër e stresuar tenton te konsumoje me shume se një femër qe nuk ndjen stres dhe djeg 104 kalori me pak pas një vakti te bollshëm. Me një llogaritje do te kuptonit se shtoni pese kile ne vit. Pra kjo është një mënyrë e mire për te mbajtur nen kontroll stresin dhe ankthin.

6- Nuk pini mjaftueshëm

Përtej këtyre këshillave, kur vendosni te humbisni peshe rekomandohet ti drejtoheni specialisteve te sektorit qe përshtatin ushqimin me stilin e jetës te çdo njërit. Për te dobësuar duhet te preferoni frutat dhe perimet. Ne fakt ruajtja hidrike varet pikërisht nga marrja jo e rregullt e lëngjeve qe detyron trupin te magazinoje “si rezerve”. Për tu dobësuar provoni edhe cajra dobësues.

Lajme të ngjashme

Back to top button