Ademi këmbëngul në qëndrimit për vendosjen e provimit shtetërorë

Edhe pas protestës së djeshme të studentëve, ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi këmbëngul në qëndrimit për vendosjen e provimit shtetërorë për studentët.

Ademi ritheksoi se Ministria e Arsimit dhe Qeveria së shpejti do të dalin me konceptin e qartë mbi provimin shtetëror. Lidhur me protestën e djeshme, Ademi thjesht i uroi studentët zhvillimin në mënyrë paqësore dhe të qetë të marshimit të tyre.

“Më vjen mirë që protestat ishin të qeta e që kishin të bënin me çështjen e arsimit. Ne kur do dalim me konceptin dhe modelin tonë për provimin shtetëror, këtë do e bëjmë publik dhe do i thërrasim të gjithë që të përfshihen në debatin publik, me qëllim që të arrijmë një model të kapshëm për të gjithë e veçanërisht, të pranishëm për ata ndaj të cilëve duhet të zbatohet në të ardhmen. Kjo bëhet me qëllim të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë pritet të diskutohet rreth modaliteteve të provimit shtetëror, dhe kushteve të tij. Ndërkaq, pas marshimit të djeshëm, në mbështetje të studentëve nga Shkupi dolën edhe studentët nga Tirana dhe Beogradi. Në komunikatat e tyre theksohet solidarizimi si dhe mbështetja në luftën për ruajtjen e autonomisë së universiteteve. Ndërkaq, për ditën e nesërme Plenumi Studentor ka paralajmëruar tribunë në të cilën do të diskutohet për arsyet e rënies së cilësisë në arsimin e lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button