Parnaxhieva: Do t’i largojë tabelat në gjuhën shqipe në Kërçovë dhe Strugë

Drejtoresha e Fondit Republikan për Shëndetësi, Maja Parnaxhieva Zmejkovska ka vendosur në mënyrë kategorike t’i largojë tabelat në gjuhën shqipe në Njësinë Rajonale të këtij Fondi në qytetet e Kërçovës dhe Strugës ku dominojnë shqiptarët,  shkruan “Zhurnal”.

I pafuqishëm përballë këtij vendimi të drejtoreshës maqedonase duket se ka mbetur drejtori shqiptar, Xhemali Mehazi.

Ky i fundit nuk ka arritur të mbrojë përdorimin e gjuhës shqipe në sportelet dhe në njësitë rajonale të Fondit për Shëndetësi, sepse drejtoresha Maja thuhet se ka qenë kategorike.

“Derisa jam unë këtu, nuk do ketë tabela në shqip”, citohet të ketë thënë drejtoresha.

Nga ana tjetër, në Kërçovë dhe Strugë ka mijëra shqiptarë të siguruar në këtë Fond.

Ata nuk mund të marrin as ndonjë dokument në dy gjuhë, qoftë formularë, deklarata apo dokumente të tjera zyrtare të Fondit për Shëndetësi.

Maqedonia si shtet ka më shumë se 1 milion të siguruar shëndetësor, prej të cilëve gati 600 mijë janë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button