Nesër, në orën 14, Thaçi ia dorëzon Isa Mustafës pozitën e Kryeministrit

Isa Mustafa, prej të premtes, në ora 14, do të nis ushtrimin e pozitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Pranim dorëzimi do të bëhet me prani të mediave.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim të Zyrës së Kryeministrit në largim, Hashim Thaçi.

“Njoftohen të gjitha mediet se pranim-dorëzimi i detyrës nga kryeministri Hashim Thaçi, tek kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të bëhet më 12 dhjetor 2014, e premte, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button