Mallçevski: Ministri Ademi më së shumti që mund të bëjë, të jap dorëheqje

Profesori universitar Risto Mallçeski kërkon dorëheqjen e ministrit të arsimit Abdilaqim Ademit.

Ne letrën e tij, Mallçevski i shkruan ministrit Ademi se nëse ndien pak përgjegjësi për dëmet që si pjesë e strukturës qeverisëse i kanë bërë në arsim, por edhe si propozues i manipulimit politik dhe torturës së sistemit arsimor, u rekomandon me mirëkuptimin e plotë Ademit dhe zëvendësit  Ristevski që në mënyrë manipulative protezhuan mendimin e qeverisë të japin dorëheqje nga funksionet që tani mbajnë.

Në letrën drejtuar ministrit Ademi, Mallçeski, shkruan: “Gjatë 40 ditëve me radhë u munduat që të bindin opinionin për vendosjen e testimit ekstern, më pas kaluan në provim shtetërorë. Ju dhe zëvendësi i juaj Spiro Ristovski manipuloni me qytetarët e Maqedonisë”.

Mallçevski, shkruan se me deklarimet se provimi shtetërorë do të mund të jepet në ciklin e dytë dhe të tretë studimorë, tregon se MASH manipulon me opinionin.

“Në interes të kohës nuk e kamë të qartë se si do të mbahet provimi shtetërorë në ciklin e dytë dhe të tretë. Edhe më qesharake është deklarimi juaj se provimi mund të kalohet nëse jepen përgjigje të sakta për tre nga gjithsejtë pesë pyetjet, që do ët thotë se të gjitha pyetjet do të jenë njëjtë të vlerësuara”, shkruan Mallçvski.

Lajme të ngjashme

Back to top button