Për komentet në Facebook, rrjedh rroga e Kuvendit prej 1.000 euro

Gjithnjë e më të zëshëm janë qytetarët ndaj mungesës së deputetes së BDI-së Ermira Memeti e cila në vend që t’i mbrojë interes e tyre në Parlament ajo tani nga SHBA ku qëndron me studime sugjeron zgjidhje për përmirësimin e amendamenteve të propozuara ga qeveria, shkruan Dnevnik.

Mungesa e saj nuk është pengesë për Parlamentin dhe as rrogën e deputetit prej 1.000 euro. Ermira Mehmeti nu precizon se sa do të qëndrojë në SHBA, por thotë se do të kthehet së shpejti.

Nga Parlamenti thonë se Ermira Mehmeti nuk I ka lajmëruar ata, por mungesa  e saj konsiderohet si e lejueshme.

“Ti nuk je deputete. Nuk ët votuam për të doktoruar në Amerikë. Interesi personal është më i rëndësishëm. Nuk është e mjaftueshme vetëm të shkruash, pro duhet të veprosh”, shkruan një person.

Ermira Mehmeti edhe pse nuk është e pranishme në Parlament, nuk ngel pa komentuar, sugjeruar dhe kritikuar propozim ligjet, por shpesh përdor edhe kritika ndaj bashkë partiakëve të saj se në heshtje pranojnë disa vendime.

Zëvendës koordinatorja e grupit parlamentar gjysmë viti është për studime në Amerikë në universitetin “Xhorxhtaun” në Uashington.

Lajme të ngjashme

Back to top button