Forum biznesi për vendosjen e kontakteve midis kompanive të Maqedonisë dhe të Turqisë

 Vendosja e kontakteve afariste midis kompanive të Maqedonisë dhe të Turqisë është qëllimi i forumit të biznesit të Maqedonisë dhe Turqisë që sot mbahet në Shkup në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Unionin e industrialistëve dhe biznesmenëve nga Dosemealti – DÖSİАD të Antalisë në Turqi.

Rajoni i Dosemealtit ëshë i njohur për prodhimin dhe përpunimin e xeheve dhe mermerit, repromaterialeve për ndërtimtari, prodhimin e materialeve kimike dhe të tekstilit, ndërsa në veçanti janë të njohur për nga Dosemealti – qilimit nomad, prodhimin e substancave kimike për pishina dhe banja, industria metalike etj.

Është planifikuar të mbahen biseda bilaterale midis kompanive të më shumë sektorëve ekonomikë të industrisë metalike, të tekstilit (repromateriale – lëndë të para), për prodhimin dhe përpunimin e mermerit, të ndërtimtarisë, disejnit, arkitekturës, autoindustrisë, të sektorit ushqimoro-bujqësor, sektorit të transportit, shërbimeve konsalting, mjekësisë, tregtisë, turizmit etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button