Deklarata shokuese nga Muftiu i Arabisë Saudite: Të hapet zjarr në protestuesit!

Muftiu i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Alu el-Sheikh, ka lëshuar fjalë bombastike në lidhje me ngjarjet e fundit në Egjipt.

Në “këshillat e tija të urta” në televizion, Muftiu ka bërë thirrje deri tek muslimanët të cilët po demonstrojnë kundër ushtrisë laike të Egjiptit, që të heqin dorë nga lufta dhe të gjejnë një zgjidhje “me metoda të tjera”.

“U bëj thirrje vëllezërve tanë në Egjipt të jenë përherë të devotshëm. U bëjë thirrje të gjithë demonstruesve që të mendojnë mbi situatën e tyre dhe pasojat e veprimeve të tyre. Unë ju bëjë thirrje që të zgjedhin një rrugë tjetër për ti zgjedhur problemet e tyre. Lidhur me protestat, demonstratat, bllokimin e rrugëve, ajo nuk do të jetë zgjedhje e problemeve dhe nuk do të ju sjellë ndonjë përfitim”, ka thënë muftiu i Arabisë Saudite, transmeton Kavkaz Center.

Në mesazhin e tij l-Sheikh iu drejtua gjithashtu ushtrisë së Egjiptit, duke u bërë thirrje që të mos mbështeten në metoda të dhunshme, përveçse në rastet e “domosdoshme”.

“Unë i ftoj ata që ta frenojnë veten dhe të mos e përdorin forcën, përveç në situata të nevojshme, sepse me të vërtetë derdhja e gjakut të muslimanëve është tragjedi e madhe dhe e keqe… Unë u bëje thirrje forcave të sigurisë në devotshmëri. Unë u bëjë thirrje në butësi në ushtrimin e forcës kundër demonstruesve”, tha ai duke shtuar më tej:

“Bëhuni të durueshëm dhe mos nxitoni që menjëherë të hapni zjarr mbi demonstruesit”.

Faqet islamike të cilat kundërshtojnë regjimin saudit, fjalën e fundit të muftiut e kanë komentuar në shumë mënyra, ndër të tjera thonë se fjala “mos nxitoni që menjëherë të hapni zjarr”, do të thotë se ndonjëherë kjo duhet vepruar.

Mbretëria e Arabisë Saudite ka mbështetur publikisht rrëzimin e Mursit, duke i uruar gjeneralit të ushtrisë për suksesin e krijimit të një diktature laike në Egjipt.

Kjo nuk është hera e parë që nga muftiu dalin kësi lloj fjalësh, thonë kundërshtarët e tij, sepse edhe në kohën kur protestohej kundër Hosni Mubarakut, muftiu i bëri thirrje popullit që mos të rebelohen kundër një sundimtari, i cili sipas tij është “legjitim”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button